Loja e hendbollit luhet në dy pjesë nga 30 minuta. Gjatë secilës prej tyre, te dy ekipet kanë të drejtë të kërkojnë nga një tajm-aut. Është e lejuar që ndeshjet në ligë të përfundojnë më rezultat të barabartë, mirëpo kjo nuk është e lejuar gjatë garave eliminuese. Gjate garave eliminuese nëse një ndeshje përfundon me rezultat të barabartë atëherë ndeshja vazhdon edhe dy pjesë me nga 5 minuta. Nëse edhe pas vazhdimit rezultati mbetet I barabartë ateherë shtohen edhe dy pjesë me nga 5 minuta. Nëse edhe me këtë vazhdim, rezultati mbetet I barabarte, ateherë vendosin penaltite (7-metershat), që gjuhen individualisht per secilin ekip nga 5 gjuajtje, të cilat vazhdojnë deri sa një ekip të fitojë.
Formacionet mbrojtëse janë:
formacioni mbrojtës i ashtuquajtur 6-0, gjatë të cilit të gjithë lojtarët vendosen reth 6-metërshit;
formacioni mbrojtës 5-1, kur 5 lojtarë janë reth 6-metershit dhe 1 lojtar gjendet reth 9-metërshit dhe
formacioni mbrojtës 4-2, kur 4 lojtarë gjenden reth 6-metërshit dhe 2 reth 9-metërshit.
Formacioni sulmues i zakonshëm është me dy anësorë (lojtarë të krahut), një qendër e djathtë, një e majtë dhe dy lojtar qendre.