• Risit
  • KHF SHQIPONJA
    • Lojtaret
  • Hendbolli
    • MONOGRAFIA E HENDBOLLIT KOSOVAR
    • Fusha e lojes
    • Loja e hendbollit
    • Penalizimet
    • Hendbolli në Kosovë
  • Statistika nga lojrat
    • Lojërat ndërkombëtare
    • Lojërat vendore
  • Foto
    • EHF WOMEN CUP 2018
    • KHF SHQIPONJA - KHF KASTRIOTI më 20/11/2017
    • KHF “Shqiponja” - KHF “Drita” 48:28 me 17/11/2-17
    • Shqiponja-Sokol Poruba 11.02.2017
    • Sokol Poruba- Shqiponja 04 02 2017
    • 05/11/2016 Prishtina-Shqiponja
  • FINANCIMI
  • TV
  • Kontakti
Picture
Origjina e hendbollit daton që në Greqinë antike ku perdorej termi urania. Po ashtu rrënjët e hendbollit mund të gjenden edhe në Romën e lashtë, ku përdorej termi harpaston. Lojra të ngjajshme me hendbollin janë luajtur edhe ne Francë. Gjatë shekullit të XIX, ekzistonin sporte shumë të ngjajshme me hendbollin veçanërisht në Danimarkë ( sporti quhej haandbold), në Bohemi dhe Slovaki (hazena), në Ukrainë (gandbol), në Gjermani (torball) si dhe versionet e këtij sporti në Irlandë dhe Uruguaj.

Hendbollin siç e njohim sot, është formuar në fund të shekullit te XIX, në Evropën Veriore, kryesisht në Danimarkë, Gjermani, Norvegji dhe Suedi. Regullat e para të hendbollit modern I shkroi danezi Holger Nielsen në vitin 1898 dhe i publikoi ato ne vitin 1906.

Regullat e plotësuese të hendbollit u publikuan në 29 Tetor 1917, nga gjermanët Max Heiser, Karl Schelenz dhe Erich Konigh. Kurse dy vite më vonë (1919), regullat u avancuan nga Karl Schelenz.

Ndeshja e parë oficiale e hendbollit u zhvillua në vitin 1925 në mes Gjermanisë dhe Belgjikës në konkurencën e meshkujve dhe në konkurencën e femrave në vitin 1930, në mes Gjermanisë dhe Austrisë.

Federata Ndërkombëtare e Hendbollit Amator u themelua në vitin 1928, kurse Federata Ndërkombëtare e Hendbollit u themelua më vonë, në vitin 1946.

Garat e para në hendboll u mbajtën në vitin 1936, në Olimpiadën Verore në Berlin, me kërkesë speciale te Adolf Hitlerit. Hendbolli më pas u largua nga lista e sporteve, duke e kthyer atë përsëri në këtë listë në vitin1972, në Olimpiadën verore në Mynhen te Gjermanisë. Kurse në konkurencën e femrave hendbolli u luajt në Olimpiadën Verore më 1976. Deri në Shkurt 2007, Federata Ndërkombëtare e Hendbollit kishte 159 anëtarë që përfaqësonin reth 1,130,000 klube dhe 31 milionë lojtarë.
Powered by Create your own unique website with customizable templates.
  • Risit
  • KHF SHQIPONJA
    • Lojtaret
  • Hendbolli
    • MONOGRAFIA E HENDBOLLIT KOSOVAR
    • Fusha e lojes
    • Loja e hendbollit
    • Penalizimet
    • Hendbolli në Kosovë
  • Statistika nga lojrat
    • Lojërat ndërkombëtare
    • Lojërat vendore
  • Foto
    • EHF WOMEN CUP 2018
    • KHF SHQIPONJA - KHF KASTRIOTI më 20/11/2017
    • KHF “Shqiponja” - KHF “Drita” 48:28 me 17/11/2-17
    • Shqiponja-Sokol Poruba 11.02.2017
    • Sokol Poruba- Shqiponja 04 02 2017
    • 05/11/2016 Prishtina-Shqiponja
  • FINANCIMI
  • TV
  • Kontakti