K.H "SHQIPONJA" nga Gjakova është themeluar më 28.08.2000. Ne mbledhjen e parë konstituive mbajtur më 23.09.2000 zgjidhet kryesia dhe kryetari i parë me mandat 4 vjeqar zgjidhet unanimisht Demë Sadiku kurse trajner u zgjodhen Ismajl Berisha dhe Mahmut Sadiku.
Pas nje viti gara në ligen e dytë kemi hyr. ë në ligen e parë (tani supërliga)ku edhe sot e kesaj dite bejmë gara me sukses.
Nga sukseset veçojmë dy herë nenkampion të Kosoves, tri herë finalistë të Kupës së Kosovës, një herë kampion të Kosovës me kadete. Në K.H "Shqiponja" kanë defiluar një numër i madh i talenteve të cilat i kanë mbrojtur ngjyrat e Reprezentacionit të Kosovës. Po ashtu vlen të përmendet se K.H. "Shqiponja" nga Gjakova organizon nga viti 2002 Turneun për nder te festave 7dhe 8 mars. Ky turne nga viti 2006 është bërë nderkombëtar dhë në të kanë marrë pjesë ekipe me renome nga rajoni si nga Bullgaria Lokomotiva HC e Pllovdivit Pirin nga Pirini, nga Maqedonia HC Vardari nga Shkupi nga Gostivari, H.C Çair nga Shkupi, nga Mali i Zi Z.r.k. "Nikshiq" nga Nikshiqi etj. K.H "Shqiponja" ishte 5 herë fitues e këtij Turniri me renome. Klubi: Këtë vitë e kemi përfaqësuar Kosovën në Challeng Cup të Europës dhe në gjiron e tretë e kemi eliminuar Z.R.K. "Pelisterin" nga Manastiri (Bitola ) i Maqedonis me rezultat 38:22 dhe 39:35 ne vendin tonë në Gjakovë.
Tani jemi takuar me një ekip mjaft të fort, me ekipin Rocosa Gran Canaria ACE nga Spanja i cili ka fituat me rrezultat 23:38 por nuk jemi te deshpruar duke ditur nivelin e sportit në Spanjë dhe kushtët në të cilat ata punojnë.
Të dielen me 17.01.2016 në ora 13:00 do të zhvillohet ndeshja e kthimit në Gran Canaria të Spanjes. Nuk presim ndonjë rezultat befasues por shpresojmë të paraqitemi sa më mirë të jetë e mundur. Tani Kryetar i K.H "Shqiponja" nga Gjakova është Skender Alijaj kurse Trajner Mahmut Sadiku i cili këtë detyr e kryen me sukses nga themelimi i klubit e gjër më sot. Për rezultatet e arritura merita kryesore u takon këtyre vajzave te cilat me dinjitet i mbrojnë ngjyrat e K.H " Shqiponja"
Bordi menaxhuesi i KHF "Shqiponja" 24/11/2016
Skender Alia - kryetar Artan Nimani - drejtori i përgjithshëm CEO Demë Sadiku - sekretari Nazmi Mala - drejtor i mbështetjes logjistike Mahmut Sadiku - kryetrajner dhe drejtor i shtabit teknik Denis Spahija - drejtor i marrdhënjeve publike dhe financa Valerina Malaj - kapitene e ekipit A
Your browser does not support viewing this document. Click here to download the document.